INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita sërish bashkë, ja SIMBOLIKA e protestës sot dhe institucionet ku do të bëhet marshimi

Opozita sërish bashkë, ja SIMBOLIKA e protestës sot dhe institucionet ku do të bëhet marshimi

Publikuar më: 18:50 13-05-2019

Zbulohet rruga që do përshkojnë protestuesit e thirrur sot nga opozita e bashkuar në protestën e pestë kombëtare.

Marshimi do të nisë nga sheshi “Skënderbej” e do të përfundojë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

“Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita nis nga sheshi Skënderbej, më pas Kryeministria, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë- Parlamenti- Ministria e Brendshme- Drejtoria e Policisë Tiranë.

Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre”, bënë me dije burime nga PD.

Ndërkohë në selinë e PD janë mbledhur një numër i madh mbështetësish në pritje të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537