INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ministria e Mirëqënies urdhër për abuzimet gjatë fushatës për ndihmën ekonomike [VIDEO]

Publikuar më: 11:41 06-06-2017

Sa herë ka fushata elektorale lista e përfituesve të ndihmës ekonomike zgjerohet. E kjo ka një shpjegim me qëllim shtim të votave kundrejt partisë në pushtet. Për të mos u përsëritur historia këtë vit, Ministria Teknike e Mirëqënies ka nxjerrë një urdhër të posaçëm. Ai konsiston në kontrollin e fondeve të ndihmës ekonomike. Në fakt kjo ndodh për herë të parë në historinë e pluralizmit, pasi më herët rastet abuzuese verifikoheshin pas zgjedhjeve dhe shihej që gjatë muajit të fushatës ishin shtuar me mijra emra të rinj dhe ishin shpenzuar më shumë para se plani.
Ministria e Mirëqënies e morr këtë masë të forte edhe për shkak se disa qytetarë kanë denoncuar raste abuzimi në disa qarqe të vendit, ku pagesa e ndihmës ekonomike apo dhe ajo e personave me aftësi të kufizuar po u ndahet pa meritë dhe personave të tjerë.
Ndërsa ka ftuar dhe të gjithë qytetarët, që hasen me raste të ngjashme të vijojnë të denoncojnë, por të raportojnë edhe nëse shohin punonjës të administratës në aktivitete politike gjatë orarit të punës. Madje Ministria teknike e Mirëqënies, Xhuljeta Kërtusha ka vënë në dispozicion dhe numrin e saj të telefonit dhe adresën e e-mail [email protected].

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428