INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hajdutë të pajisur me armë dhunojnë një çift të moshuarish

Hajdutë të pajisur me armë dhunojnë një çift të moshuarish

Publikuar më: 11:10 06-06-2017

Dy të moshuar janë dhunuar nga hajdutët. Kur ngjarja ka ndodhur 78-vjeçari Gjergj Marinaj dhe bashkëshortja e tij Lenë Marinaj kanë qenë të vetëm në banesë. Grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e çiftit shkodran dhe i kanë drejtuar armën 65-vjeçares dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej në gjumë 78-vjeçari. Këtë të fundit e kanë lidhur dhe më pas e kanë goditur duke e gjakosur, deri sa kanë gjetur lekët, rreth 850 euro të cilat i morrën dhe më pas janë larguar.
Pavarësisht nisjes se hetimeve nga policia e Shkodrës, autorët janë larguar pa lënë gjurmë.
Gjergj dhe Lenë Marinaj jetojnë të vetëm sepse dy djemtë ndodhen në emigracion dhe dy vajzat e tij janë të martuara.

Article Logic
Execution time: 0.003324031829834