INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri holandez në Tiranë: Djegia e mandateve një gabim, për negociatat presim...

Ministri holandez në Tiranë: Djegia e mandateve një gabim, për negociatat presim...

Publikuar më: 14:54 28-03-2019

Ministri i Drejtësisë së Holandës Grapperhaus në një deklaratë të përbashkët për mediat me homologen shqiptare Etilda Gjonaj bëri thirrje që protestat të jenë paqësore duke e cilësuar gabim djegien e mandateve nga ana e opozitës.

"Protestat janë një element i rëndësishëm për demokracinë në të gjithë botën. Kjo është një gjë, por më vjen keq kemi pasur raste dhune në disa protesta, por unë bëj thirrje që të kemi protesta të paqme sipas ligjit. Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin të djegë mandatet. Dalja nga kuvendi nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet, për të bërë politikë dhe është kundër parimeve demokratike" u shpreh ministri.

Holanda është një nga tre vendet skeptike që qershorin e kaluar shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ministri holandez vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare, por shprehet se do të presin raportin e majit nga Komisioni Europian për të parë progresin.

“Holanda vijon që ta mbështesë të ardhmen Europiane të Shqipërisë. E inkurajoj Shqipërinë që të vijoj të tregojë rezultate të prekshme. Ne do të punojmë së bashku. Ne duhet të luftojmë krimin e organizuar ndërkombëtar, me kriminelë shqiptarë, holandezë dhe nga vende të tjera të botës. Ne duhet të presim për raportin e progresit të Komisionit Europian që do të dalë në maj, pasi është ai që ka monitoruar zhvillimet në vend" theksoi ministri.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104