‘’Për’puthen’’ është një program dashurie pjesë e të cilit janë bërë prej tre sezonesh personazhe që u futën të panjohur dhe dolën me shumë fansa nga aty.
Konkurrentët që arrijnë të bëhen pjesë nuk paguhen për pjesëmarrjen e tyre përveç fitimeve të tjera që më vonë u sjell fama, me rritjen e followers-ave dhe reklamave.
Së fundmi u tha se në ndryshim nga konkurrentët e tjerë, Mevlani merr rrogë mujore për të qenë pjesë e “Përputhen”.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar vetë autorja e programit, Olsa Muhameti. Ajo ka thënë se në “Përputhen” nuk paguhet asnjë konkurrent.
“Lajm i rremë. Harrojeeee, Askush nuk paguhet në “Përputhen””, ka shkruar Olsa në Instastory.