INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta e Gjosha në Bruksel. Lobojnë për çeljen e negociatave

Meta e Gjosha në Bruksel. Lobojnë për çeljen e negociatave

Publikuar më: 17:24 06-12-2016

Vetëm pak ditë përpara se sa Këshilli i Europës të marrë vendimin mbi hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Ilir Meta ka mbërritur në Bruksel. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Kuvendit, thuhet se Kryeparlamentari Meta shoqërohej në këtë vizitë nga Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Meta zhvilloi një takim me Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian dhe Kryetari i Grupit “Miqtë e Shqipërisë” David Sassoli. Mësohet se gjatë këtij takimi kryeparlamentari Meta ka theksuar rëndësinë e avancimit të Shqipërisë drejtë anëtarësimit të plotë në BE.
Ilir Meta:
“Mirënjohje Parlamentit Evropian dhe Grupit “Miqtë e Shqipërisë” për mbështetjen ndaj integrimt. Mirëpresim vendimin e Këshillit Evropian. Kuvendi i fokusuar në rekomandimet e Progres Raportit. E rëndësishme të avancojmë përspektivën evropiane të Ballkanit”.
Ndërsa Zv Presidenti i parlamentit Europian ka garantuar mbështejen e tij për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt hapjes së negociatave.
David Sassoli:
“Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen tonë të plotë. Shqipëria çelës stabiliteti në rajon”.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021