Dashi-Dashuria do të jetë në ekuilibër për çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë, ndërsa ata që kanë pak kohë të lidhur do të kalojnë një krizë vendimi për të ardhmen e tyre. Edhe nëse keni ndërmend të nisni një punë apo biznes të ri, kjo nuk është dita juaj.
Demi-Mund të përjetoni probleme të vogla në dashuri sot. Mund të zbuloni se partneri juaj ka më shumë liri se ju i lejoni vetes. Në vend që ta ngacmoni, shkoni nga pas dhe udhëhiquni prej tij/saj.
Binjakët-Këtë javë e keni patur shumë të vështirë të komunikoni me partnerin lidhur me një çështje që ju shqetëson. Në fakt, jeni ndjerë disi të pasigurt për veten tuaj. Sot do të jetë dita e duhur për një fillim të ri, kini besim.
Gaforrja-Vetëbesimi juaj mund të marrë pak kohë të rifitohet në ditët në vijim. Keni nevojë të uleni në qetësi dhe të dëgjoni mendimet tuaja.
Luani-Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të kujdesshëm sepse mund të krijohen konflikte me partnerin/en. Ndërsa në aspektin financiar, do të jetë një ditë e qëndrueshme dhe pa probleme.
Virgjëresha-Bëjeni çdo gjë me pozitivistet sot sepse Hëna dhe Marsi ka mundësi të ndikojnë për keq, duke ju shkaktuar keqkuptime me miqtë, kolegët dhe partnerin apo partneren. Toni i lartë i zërit nuk është asnjëherë mirë. Me qetësi!
Peshorja-Lëreni mënjanë mitin se nuk keni dhunti dhe mjete në dispozicion. Prova për këtë është se ju keni trupin. A po kujdeseni për veten? A po ushtroheni? Ju i trajtoni dhuntitë në të njëjtën mënyrë si trajtoni trupin.
Akrepi-Nëse dikush është sjellë vrazhdë me ju, mos u mërzisni ka qenë vetëm një provokim. Mos përjetoni çdo situatë me të cilin përballeni. Tregohuni me të vetëpërmbajtur dhe mos u kushtoni kohë situatave jo të këndshme.
Shigjetari-Me diellin që do të lëvizë në shenjën tuaj të kundërt, do ju shfaqen disa probleme në komunikim me kolegët. Mos bëni veprime në kokën tuaj.
Bricjapi-Do të ndiheni të lodhur dhe do të hasni në vonesa. Bëni mirë që t’i shtyni për një moment të dytë projektet e verës në çift. Edhe në punë do të përballeni me disa pengesa.
Ujori-Ju keni një talent të jashtëzakonshëm, për ti bërë njerëzit të vinë pas jush. Sot do të tërhiqni shumë njerëz pas vetë, të cilët do ju shohin me admirim. Nëse keni në plas ti shkruani partnerit një letër dashurie, ky është momenti. Mos hezitoni.
Peshqit-Në dashuri do të ketë përmirësim, ndonëse dyshimet janë të shumta. Përqendrohuni më shumë në zgjidhjen e problemeve. Puna do të ecë mirë, por sërish do të ndjeni shqetësime me veten tuaj.








13 Dec 2025 





