INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i fundit i Wanda Nara-s, tifozët e Interit mbi gjemba

Mesazhi i fundit i Wanda Nara-s, tifozët e Interit mbi gjemba

Publikuar më: 11:35 16-01-2019

Rinovimi i Mauro Icardit është një ndër çështjet më të nxehta në shtëpinë e Interit. Kapiteni zikaltër është duke negociuar me drejtuesit për një kontratë të re, por firma është bllokuar në detajet financiare.

Agjentja e tij, Wanda Nara përpiqet që çdo ditë të përcjellë nga një mesazh për drejtuesit e klubit, edhe pse në mënyrë të tërthortë. Wanda dhe Icardi kanë udhëtuar dje drejt Romës, së bashku me një pjesë të stafit të komunikimi të Interit, për të regjistruar një seri të emisionit “C’e posta per te”.

Modelja argjentinase e ka shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për të shkrepur një foto në pistën e aeroportit me një avion pas shpinës së saj. Gjithsesi më i rëndësishëm është mesazhi i koduar i saj, “Ndërsa prisni për atë që kurrë nuk do të vijë, këtu është ajo që prisni më së paku."

Me këto fjalë të agjentes së sulmuesit të Interit është aluduar se ka të bëjë me rinovimin e tij, por kjo nuk duhet të merret si një mesazh direkt për drejtuesit e klubi zikaltër. Në një mesazh të koduar pak muaj më parë u mendua se kishte të bënte me klubin dhe lojtarin, por në fakt ishte një mesazh për marrëveshjen me kompaninë Nike. Megjithatë, në këto ditë të nxehta të merkatos çdo mesazh i saj është i rëndësishëm dhe tifozët e Interit tani janë mbi gjemba, pasi e ardhmja e kapitenit të tyre është e paqartë.

Article Logic
Execution time: 0.0027680397033691