INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan largon Donnarumma-n dhe vendos duart mbi një talent

Milan largon Donnarumma-n dhe vendos duart mbi një talent

Publikuar më: 10:32 16-01-2019

Milani po përgatitet për orët e fundit para finales së Superkupës së Italisë në Xhedah të Arabisë Saudite, kundër Juventusit. Ndërsa Leonardo ka qëndruar në zyrën e tij në Casa Milan dhe po përgatit disa nga lëvizjet e tij për merkaton e janarit.

Rasti Higuain dhe afrimi i një sulmuesi mbeten prioritet për kuqezinjtë. Megjithatë, po punohet që Antonio Donnarumma të largohet drejt Olimpiacos, pasi pozicioni i tij si portieri i tretë nuk e kënaq atë. Afrimi i tij te Milan bashkë me vëllanë më të vogël Gianguligi prodhoi shuam polemika në vitin 2017 dhe tani duket se rrugët e tyre do të ndahen.

Leonardo po punon fort për të sjellë në Milano një mbrojtës të talentuar. Quhet Tiago Djalo dhe është 19 vjeç, i lindur në Guinea-Bissau dhe është pjesë e skuadrës B të Sporting Lisbonës. Mbrojtësi është tepër i fortë fizikisht, 1.90 metër i gjatë. Pika e tij më e fortë është loja në ajër, por edhe shpejtësia e karakterizon atë. Deri më tani ai ka luajtur si qendërmbrojtës, edhe pse më parë është provuar si mbrojtës i krahut të djathtë. Milani synon që ta marrë në Itali talentin dhe ta përgatisë me ekipin e të rinjve duke pritur që lojtari të tregojë vlerat e tij sepse cilësohet si një ndër talentet me të ardhme më premtuese.1.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842