Marrëdhënia e Vivien Thanos dhe Getinjos e krijuar brenda Big Brother VIP Kosova ka qenë shumë e komentuar këtë kohë. Dyshja, të cilët po shijojnë një lidhje dashurie brenda shtëpisë, ditë më parë patën një zënkë me njëri-tjetrin.
Së fundmi çifti duket se kanë sqaruar çdo gjë dhe se tani po qëndrojnë bashkë çdo moment. Së fundmi, Vivien shihet duke i dhuruar tërë kohën puthje përqafime Getit, derisa ai ishte duke përgatitur patate për banorët.
Pavarësisht tensioneve, ata duket se kanë lënë inatin anash dhe se po kalojnë momente të bukura. E njëjta ditë më parë kishte folur për romancën me Getinjon, ndërsa shtoi se prindërit e saj nuk janë mësuar që ajo të dalë me një djalë me tatuazhe.
Vivien për publikun u bë më e njohur nga formati i dashurisë “Love Story”.








10 Dec 2025 





