INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduam se u kthye me ish të dashurin,  por Dua Lipa sapo na surprizoi. Në lidhje me dj-n  e famshëm? [FOTO]

Menduam se u kthye me ish të dashurin, por Dua Lipa sapo na surprizoi. Në lidhje me dj-n e famshëm? [FOTO]

Publikuar më: 14:01 19-06-2017

Na gënjeu të gjithëve.

Kur ajo postoi videon pas ndarjes ku paraqitej me ish të dashurin me të cilin kishte dy vite lidhje, u hamendësua se ishin rikthyer sërish bashkë. Por këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa duket se i ka dhënë njëherë e mirë duart Isaac.

58de1f4ed3aa632b936d6ee0007141e7.jpg

Gjatë kësaj kohe ajo është përfolur për disa romanca të reja; me modelin spanjoll Jose Davo dhe me Calvin Harris. Por këtë herë ylli i “Be the one” na ka surprizuar duke postuar foto me muzikantin dhe producentin e famshëm hollandez, Martin Garrix. Ata ndodhen bashkë në Miami për të xhiruar klipin e ri por janë parë edhe në momente kur janë treguar shumë të afërt me njëri-tjetrin. Përqafimet e shumta mes tyre të bëjnë të mendosh se nuk bëhet fjalë thjeshtë për një miqësi apo bashkëpunim. 

dd_1497860745-84548031497868447_1.jpg

 

d_1497860757-59599851497868446.jpg

 

06d3d71f259b097f782e43e4408438ce.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545