INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendjen këtu! Këto janë shenjat e HOROSKOPIT me të cilat NUK duhet të dashuroheni kurrë!

Mendjen këtu! Këto janë shenjat e HOROSKOPIT me të cilat NUK duhet të dashuroheni kurrë!

Publikuar më: 17:24 09-08-2022

Jeni beqarë apo jeni në një marrëdhënie të lumtur e të konsoliduar, kjo ka pak rëndësi sepse yjet parashikojnë për të dyja rastet. Ndonëse gjithmonë jemi në kërkim të një personi ideal me të cilin mund të shkonim më shumë në çift, mirë është që të dimë edhe se me cilin/ën nuk do të shkonim fare, por fare!

Dashi

Mos dashuro kurrë një: Bricjap

Deshët pëlqejnë të thyejnë rregullat, ndërkohë që Bricjapët adhurojnë të vendosin rregullat. Që këtu mund ta kuptoni se asgjë nuk do të mundë të funksionojë! Si partnerë do ndiheni gjithmonë të gjykuar nga njëri-tjetri dhe do të keni ndjesinë sikur keni një raport mësues-prind më tepër sesa të dashur. Gjithashtu ju jeni të dy natyra që dëshironi gjithmonë të arrini sa më shumë dhe puna është fokusi juaj kryesor. Bricjapët janë të martuar me punën, ndërkohë që ju Dash jeni të martuar me bosin tuaj. Hmmm, për t’u pasur kujdes!

 

Demi

Mos dashuro kurrë një: Ujor

Edhe pse ju i pëlqeni rregullat dhe të ndiqni traditat, natyra e Ujorit do t’ju duket shumë robotike, çka do t’ju krijojë shumë trysni. Shpesh Ujorët kanë nevojë të rrinë vetëm në botën e tyre, ndërkohë që ju vazhdimisht kërkoni dikë për të pasur mendjen te ju. Ju mund të arrini parajsën në shtrat, sepse aty del në pah imagjinata e Ujorit, por përveç saj, ju Dem, nuk keni nerva të merreni me gjendjet shpirtërore që i ndryshojnë çdo sekondë Ujorit.

Binjakët

 

Mos dashuro kurrë një: Akrep

Në këtë kombinim do të ketë një lojë shumë seksi dhe plot flirte mes jush dhe Akrepit. Do të kaloni gjithë ditën duke dërguar foto nudo dhe duke mbajtur ndezur ritmin e seksit, por përveç kësaj, kur do t’ju duhet të flisni dhe të konsideroni edhe fusha të tjera të jetës ju thjesht do të kuptoni se nuk mund të vazhdoni bashkë. Ju nuk pëlqeni të gënjeheni dhe as të viheni në lojë, praktikë kjo që Akrepi ndjek çdo ditë.

Gaforrja

Mos dashuro kurrë një: Shigjetar

Po, do të jetë një atraksion i nxehtë, por Shigjetari do të vinte në jetën tuaj si një tornado, duke ju shkundur edhe themelet më të vjetra të asaj që ju jeni e çfarë keni ndërtuar, aq sa nuk do e njihni më. Duke qenë se jeni shumë të ndjeshëm, shpesh do të ndiheni shumë keq kur natyra e Shigjetarit, e lirë në kulm, do t’ju bëjë të mendoni se ju nuk jeni i vetmi për të. Gjëra që janë shumë të rëndësishme për ju, Shigjetari do qeshë me lot sepse thjesht nuk e kupton pse i merrni gjërat seriozisht. Ju do mërziteni dhe do doni të ndaheni menjëherë.

Luani

Mos dashuro kurrë një: Peshk

Ëndërrimtarë dhe në botën e tyre, Peshqit thjesht do t’ju ngrenë nervat gjithë kohës. Ata nuk do t’ju dhurojnë dashurinë që ju doni ndaj dhe do qëndroni indiferent ndaj tyre. Në këtë moment, Peshqit, duke qenë se fajësojnë gjithmonë veten, gati do bien në depresion prej mosvëmendjes tuaj. Kur Peshqit të vonojnë mesazhet sepse thjesht nuk kanë mendjen aty, juve do t’i keni nervat në kulm. Për të mos folur pastaj për çështjen e parave, ku ata mjaftohen me pak ndërsa ju doni të krijoni një perandori!

Virgjëresha

Mos dashuro kurrë një: Peshore

Në fillim gjërat do duken shumë mirë sepse ju jeni një shenjë që kërkoni perfeksion, ndërkohë që Peshoret janë më shumë se të dedikuara dhe ju do e merrni vëmendjen në mënyrën siç e dëshironi: të përsosur. Por vetëm kaq. Peshorja është e mbushur me ‘mbase’ për çdo gjë, ndërkohë që ju kërkoni vendime shumë të përpikta. Këtu do nisni të ziheni shumë me njëri-tjetrin, sidomos kur Peshoret të kërkojnë çdo çast përqafime dhe ju jeni thjesht akull të ftohtë.

Peshore

Mos dashuro kurrë një: Virgjëreshë

Virgjëresha është e kulturuar, lexon libra dhe do t’ju përkushtohet në fillim, gjë që do t’jua heq fare trurin. Por kur të shikoni që misioni i Virgjëreshës është t’ju ndryshojë juve në pikën që ajo vetë dëshiron, ju do të filloni të keni shumë po shumë probleme. Në momentin që Virgjëresha do t’ju kthehet në trajner të jetës tuaj, nuk do të keni aspak qejf ta vazhdoni këtë marrëdhënie, kështu që më mirë mos e nisni fare.

Akrepi

Mos dashuro kurrë një: Binjak

Ju jeni shumë të fiksuar me mënyrën se si Binjakët dinë të luajnë me ju, por deri në një farë pike sepse kur ata do t’ju kërkojnë të jeni më besnikë se kurrë, ju do të trembeni dhe do të doni të largoheni sa më parë nga kjo marrëdhënie. Xhelozia e Binjakëve do t’ju kufizojë në një mënyrë që ju nuk do të arrini të besoni as veten nëse keni bërë apo jo diçka për t’u shqetësuar.

Shigjetari

Mos dashuro kurrë një: Gaforre

Gaforrja është e kulturuar dhe e ndjeshme dhe shpesh i fut të gjithë njerëzit në zonën e miqve, duke mos i lënë ata të shprehin ndjenjat e tyre. Edhe kur të tjerët i shprehin, Gaforret bëjnë sikur nuk kuptojnë asgjë. Intimiteti pastaj është një tjetër vuajtje! Ju doni të shkoni në shtrat që ditën e parë, ndërsa tradicionalja Gaforre pret për momentin e duhur dhe do t’jua shprehë dashurinë e shtratit duke shkruar letra më shumë sesa duke ju kënaqur ashtu siç ju doni.

Bricjapi

Mos dashuro kurrë një: Dash

Nëse kërkoni dikë vetëm që është i pasur, por nuk jua ndjen shumë për dashurinë e tij, në rregull, mund të shoqëroheni me një Dash dhe të krijoni marrëdhënie, por në të kundërt, as mos e mendoni. Më shumë sesa partnerë ju do të jeni në një garë të frikshme se kush fiton më shumë para, gjë që nuk është aspak normale për një çift të dashuruarish.

Ujori

Mos dashuro kurrë një: Dem

Ju e admironi mënyrën se si dashuron një Dem, madje mund të fiksoheni prej tij shumë lehtë. Por kur të kuptoni se ata kanë nevojë që tua shprehni adhurimin dhe dashurinë në çdo sekondë, atëherë do të filloni të frikësoheni. Gjithashtu ju jeni një njeri shumë humanitar, që pëlqeni pa masë të ndihmoni të tjerët, ndërkohë që Demi pëlqen të bëjë shpenzime marramendëse. Thjesht do vijë një pikë që më shumë do e urreni sesa ta dashuroni.

Peshqit

Mos dashuro kurrë një: Luan

Luanët duan që jo vetëm të ndihen si më të mirët në botë, por duan që ju ta mendoni me të vërtetë se ata janë më të mirët. Deri këtu mund ta pranoni, por kur të arrini më vonë që të kuptoni se ata nuk e konceptojnë dashurinë me trëndafila dhe poezi, por me shampanja të shtrenjta dhe pushime në jahte luksoze, do t’ia mbathni me të katërta!

Article Logic
Execution time: 0.0028560161590576