INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Memaliaj, vrau gruan me sëpatë, 63-vjeçari dyshonte për tradhti [Detaje nga ngjarja]

Memaliaj, vrau gruan me sëpatë, 63-vjeçari dyshonte për tradhti [Detaje nga ngjarja]

Publikuar më: 13:52 03-05-2019

Një ngjarje e rëndë tronditi para disa ditës qytetin e Memaliaj .Burri vrau në gjumë gruan me të cilën kishte mbi 30 vite që jetonte dhe e ka raportuar si një vrasje, por më pas pranoi se e kishte vrarë ai.

Skënder Hoxha, bashkëshorti që vrau gruan e tij 53-vjeçare Antoneta Hoxha, ka pasur vetëm një dyshim në kokën e tij se gruaja e tradhtonte me dikë.

Të paktën kështu thuhet në raportin e Prokurorisë.

“Kohët e fundit, Skënder Hoxha, ka dyshuar se gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me shtetasin S.H. Më datë 30 prill, ora 00:30, kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sëpatën që kishte jashtë shtëpisë tek drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta, dhe e ka goditur 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës.

Ai ka parë që me dy goditjet e para, Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe njëherë tjetër me myqën e sëpatën mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sëpatën me të cilën e vrau tek një kazan me ujë, jashtë shtëpisë tek çezma”, thuhet në raport.

Article Logic
Execution time: 0.0035297870635986