INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/”Vetëvendosja” regjistrohet në Tiranë, Bojken Abazi: S’kemi synim elektoral [VIDEO]

KafeIN/”Vetëvendosja” regjistrohet në Tiranë, Bojken Abazi: S’kemi synim elektoral [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 03-05-2019

Pas aksioneve politike në Kosovë, lëvizja “Vetëvendosja” do të vijojë “luftën” e saj në Tiranë.
Por ata deklarojnë se nuk do të jenë pjesë e “arenës politike” të kryeqytetit shqiptar.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, përfaqësuesi i “Vetëvendosjes” në Tiranë, Bojken Abazi, tha se ata janë regjistruar si etnitet në gjykatë.
“Nuk mendoj se duhet të kemi një synim elektoral. Jemi brenda të njëjtit komb dhe kemi qenë aktivë këtu dhe më herët.
Aktiviteti ynë këtu është një vazhdim i natyrshëm i jetës sonë politike nga Kosova në Tiranë ”, tha zoti Abazi.
I pyetur në lidhje me lidhjet e saj me organizatën rinore të PS, FRESSH, Abazi tha se Vetëvendosja nuk ka asnjë lidhje apo feeling me të.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502