INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Megi acarohet keq me konkurrentin në Përputhen: 'Nuk jam mamaja jote...'

Megi acarohet keq me konkurrentin në Përputhen: 'Nuk jam mamaja jote...'

Publikuar më: 12:30 27-09-2023

Porgrami i djeshëm i “Për’puthen” ka qënë tepër i tensionuar mes konkurrenteve, të cilët janë në kërkim të dashurisë.

Konkurrentët janë përplasur me njëri-tjetrin duke patur edhe largime nga studio, gjë për të cilën ka reagur edhe drejtuesja e programit, Megi Pojani.

Ka qënë Orjani, ai që ka nisur debatin, duke prishur takimin e Saides dhe Robertit, duke bërë që Saidia të largohet nga studio.

Pas diskutimeve në studio, Megi i është drejtuar Orjanit, duke thënë se je arrogant dhe se nuk do dilte kurrë në një takim me të.

“Orjan je shumë arrogant. Mos bëj zhurmuesin. Unë nuk do dilja kurrë në një takim me ty dhe po ta shpjegoj pse iku Saidja nga studio. Mos fol mbi zërin tim. Bën zhurmuesin dhe nuk i mendon gjërat që thua. Të njëjtën gjë po e bën edhe me Aulonën, ajo është në pozicionin e opinionistes dhe do ta respektosh”.

“Nuk jam mamaja jote dhe nuk shqetësohem fare nëse fjalën arrogant e merr për ofendim sepse është një mendim dhe bëhuni pak elastik sepse nëse do reagojmë të gjithë si të ofenduar, le të dalim të gjithë nga kjo studio“, shton Megi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281