INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat serbe: Gruevski kaloi në Hungari përmes Tiranës

Mediat serbe: Gruevski kaloi në Hungari përmes Tiranës

Publikuar më: 12:15 15-11-2018

Lajmi i arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, është ende një temë aktuale në rajon.

E përditshmja serbe “Politika” shkruan se Gruevski ka ikur në Hungari përmes Tiranës.

Sipas medias, ish kryeministri kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme.

Me avionin e parë të kompanisë Gruevski i dënuar me dy vite burg mbërriti direkt nga Tirana në Budapest.

Ish Kryeministri është shpallur në kërkim për rastin Tanku,

Rasti ‘Tanku’ bën fjalë për një makinë luksoz tip ‘Mercedes’ me vlerë prej 600 mijë euro, që thuhet se është paguar me paratë e buxhetit. Në rastin “Tanku” e akuzuar është edhe ish-ministrja Gordana Jankuloska, por procedurat ndaj saj gjykata i ndërpreu për shkak të shtatzënisë së rrezikuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539