INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat italiane nxjerrin fotot e vjetra/ Sot ka tërhequr vëmendjen, por shihni si dukej Dolce para se të bëhej e famshme

Mediat italiane nxjerrin fotot e vjetra/ Sot ka tërhequr vëmendjen, por shihni si dukej Dolce para se të bëhej e famshme

Publikuar më: 12:30 04-12-2025

Hyrja e Dolces në shtëpinë e “Grande Fratello” ka ngjallur kureshtje të madhe në Itali, duke bërë që mediat atje të gërmojnë menjëherë në të shkuarën e saj. Ndërsa publiku italian dhe ai shqiptar janë mësuar ta shohin me look-un e saj karakteristik biond dhe me flokë të shkurtra, e kaluara e saj fsheh një pamje krejtësisht tjetër.

Mediat italiane kanë publikuar së fundmi disa foto të vjetra të banores, ku ajo shfaqet pothuajse e panjohur me flokë të gjata dhe të zeza, shkruan lokimagazine. Në këto imazhe, Dolce shihet në stile të ndryshme, herë me një bluzë me kuadrate e herë me veshje më klasike, duke dëshmuar transformimin drastik që ka pësuar ndër vite.

Këto imazhe kanë bërë xhiron e rrjetit, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj banores shqiptare, e cila tashmë po komentohet jo vetëm për lojën, por edhe për ndryshimet e saj estetike.

dolcebig.webp

 

dolcevina.webp

 

 dolce.webp

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338