INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më sillni kokën e qenit”, sipas Erdogan vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

“Më sillni kokën e qenit”, sipas Erdogan vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

Publikuar më: 14:03 23-10-2018

“Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë e planifikuar disa ditë para se të ndodhte”, kështu ështu është shprehur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa ka mbajtur një fjalim përpara deputetëve të partisë së tij në pushtet.

Ai tha se Turqia ka prova të forta se Khashoggi ka vdekur në 2 tetor si pasojë e një “vrasjeje të paramenduar dhe brutale” në Konsullatën saudite në Stamboll.

Ai bëri thirrje gjithashtu që të dyshuarit të gjykohen në Stamboll, e jo në Arabinë Saudite. Ndërkohë që prej sauditëve kërkoi përgjigje ndaj pyetjeve mbi vendndodhjen e trupit të pajetë të Khashoggit dhe se kush e urdhëroi operacionin.

Erdogan e konsideroi vrasjen e gazetarit një vrasje politike duke u shprehur i bindur për bashkëpunimin e mbretit saudit Salman.

Madje në regjistrimet e inteligjencës turke është dëgjuar të flasë edhe këshilltari i mbretit për rrjetet sociale i cili ka urdhëruar agjentët të sjellin kokën e qenit.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666