INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për koncesionet e check-up, dializës dhe sterilizimit

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për koncesionet e check-up, dializës dhe sterilizimit

Publikuar më: 13:31 23-10-2018

Tre koncesionet e dhëna në sistemin e shëndetësisë, ai i check-up dializës dhe sterilizimit do të hetohen nga Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion, pasi ka hartuar një studim në tregun e shërbimeve spitalore, ka vendosur që të hapë hetim të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor për një periudhën nga janari 2016 deri në 30 shtator 2018. Vendimi për hapjen e hetimit u morr, pas vlerësimit të gjetjeve ku ishte mjaft e vështirë të konkludohet për konkurrencën në shërbimin shëndetësor në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe eficensës ekonomike. Studimi, sipas raportit të Konkurrencës u fokusua në katër çështjet kryesore: Konkurrenca në sektorin e shëndetësisë nëpërmjet rritjes së shërbimeve shëndetësore, politikat qeverisëse në sigurimin e shërbimit spitalor, politikat qeverisëse në sigurimin e shërbimit spitalor dhe vlerësimi i marrëveshjet të tyre. Informacioni i ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas Autoritetit  ishte i mangët duke e bërë të pamundur vlerësimin e treguesve global të zhvillimit të konkurrencës në shërbimin shëndetësor. Elementi kryesor në këtë analizë ishte vlerësimi i koncesioneve apo partneritetit publik/privat. Nga analiza e informacionit të depozituar u konstatua se janë lidhur kontrata koncesionare për shërbimin e Koncesionit Check –Up, me objekt kontrollin mjekësor bazë për grupmoshat nga 35-70 vjeç nëpërmjet një seti analizash të miratuara si dhe vizita mjekësorë. Përfituesi me i madh i fondeve buxhetore është QSUT dhe një spiatal privat. Pas vlerësimit të gjetjeve, sipas Autoriteti i Konkurrencës ishte shumë e vështirë të konkludohet për konkurrencën në shërbimin shëndetësor dhe për këtë arsye, Komisioni ka vendosur hapjen e Hetimit të Përgjithshëm në Shërbimin Spitalor.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219