INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë shkolla turke në Shqipëri, Ministri i Jashtëm jep lajmin në Tiranë

Më shumë shkolla turke në Shqipëri, Ministri i Jashtëm jep lajmin në Tiranë

Publikuar më: 10:59 19-10-2018

Të tjera shkolla turke do të hapen në Shqipëri. Është Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlűt Çavușoğlű i cili premton se Turqia do të ndërtojë shkolla të reja në vendin tonë, ndërsa pret që studentët mos të jenë vetëm nga Shqipëria por dhe rajoni.
Mevlűt Çavușoğlű:
“Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE”.
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlűt Çavușoğlű nisi takimet me zyrtarët e lartë të shtetit sot në Tiranë. Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102