INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokohet aksi Orikum- Llogara, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Bllokohet aksi Orikum- Llogara, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Publikuar më: 09:26 03-09-2017

Aksi rrugor në jug të vendit Orikum- Llogara është bllokuar këtë mëngjes të diele.

Shkak për bllokimin e këtij segmenti ka qenë rrëshqitja e dherave dhe një masivi të madh në rrugë, prej reshjeve të orëve të para, duke bërë që aksi të jetë thuajse i pakalueshëm.

Konkretisht, automjetet po qarkullojnë me shumë vështirësi në zonën e Dukatit në Vlorë, duke krijuar kështu edhe një kaos e trafik të rënduar në këtë zonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604