INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korçë: Dëmtohen varrezat, dalin jashtë eshtrat e të vdekurve

Korçë: Dëmtohen varrezat, dalin jashtë eshtrat e të vdekurve

Publikuar më: 10:48 10-09-2017

Firma që po punon për ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Gramsh ka dëmtuar varrezat e fshatit Popçisht.

Varret ndodhen në territorin e kishës së fshatit dhe sipas banorëve deri tani janë dëmtuar 37 varre.

Banorët kanë bërë apel për ndërprerjen e punimeve duke thënë se si pasojë e dëmtimit të varreve kanë dalë jashtë dhe eshtrat e të vdekurve. Sipas tyre ata kanë dhënë alarmin që një vit më parë por ende nuk është marrë asnjë masë nga firma apo nga vendorët.

Prokuroria e Korçës ka filluar hetimin pas denoncimit të banorëve. Hetimet janë pushuar pasi sipas këtij institucioni banorët që kanë bërë denoncimin pretendojnë se janë të besimit ortodoks, ndërkohë që fshati është i besimit mysliman.

Banorët kanë tentuar të ndërpresin burimet e firmës por nuk janë lejuar nga forcat e rendit./newsbomb/

Article Logic
Execution time: 0.0029067993164062