INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me rrudha e thinja duke pritur që gjyqi ti mbarojë, Tahiri publikon FOTON me FaceApp

Me rrudha e thinja duke pritur që gjyqi ti mbarojë, Tahiri publikon FOTON me FaceApp

Publikuar më: 13:41 17-07-2019

Kurioziteti për të parë se si do të duket me ca vite më vonë, nuk i ka munguar as ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Ai publikoi fotografinë në Facebook me një mesazh edhe në lidhje me procesin e tij gjyqësor që u shty për të tretën herë.

Ish ministri u shpreh se do jetë plakur derisa gjyqi ndaj tij të përfundojë.

“Duke pritur gjyqin... Një gjyq qe duhet te ishte shembull korrektese e profesionalizmi, u shty edhe sot. Hera 1re u shty se posta padashje kishte grisur letrat. Hera e 2te se polici nuk kishte bere njoftimet. Hera e 3te (sot) se Prokuroria kishte humbur ca letra e nuk i gjente dot. Letrat me te cilat kërkoi arrestimin tim ne parlament, sot i kishin humbur.

QESHARAAAAAKE!!!!! Shty e shty e shty...por dita ime nuk largohet dot,”-shkroi Tahiri.

Gjykata për Krime të Rënda hapi sot shqyrtimin gjyqësor për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe Jaeld Çelën, ndërsa u detyrua të shtyjë seancën pasi në dosje mungonte përkthimi i dëshmive të të pandehurve Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti.

Ish-ministri kërkoi që seanca e sotme të mos shtyhej ndërsa tha se hiqte dorë nga këto dëshmi që ishin në favor të tij dhe gjykimi të vazhdonte. 

tahiriri.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0029759407043457