INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Lili Gjondedaj: Unë këndoj live hip-hop, i them dhe fjalët me pullë të kuqe [VIDEO]

KafeIN/Lili Gjondedaj: Unë këndoj live hip-hop, i them dhe fjalët me pullë të kuqe [VIDEO]

Publikuar më: 12:53 17-07-2019

Ajo këndon muzikë hip-hop madje dhe live në skenë. Lili Gjondedaj, ishte e ftuar në emisionin “KafeIN” ku gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri tha se nuk e ndërron emocionin që i jep muzika live me asgjë.
“Nëse do më thoje të zgjidhja midis Dj dhe muzikës live, unë do zgjidhja këtë të fundit dhe pse mund të stonoja. Madje i them dhe fjalët me pullë të kuqe”, tha ajo.
Më pas ajo ka treguar se me gënjeshtrën s’ka marrëdhënie të mira. Nuk i pëlqen të gënjejë dhe do të thotë gjithmonë të vërtetën.
Lili Gjondedaj tregoi se ka një djalë 11-vjeçar dhe krahas profesionit, kohën tjetër e kalon me të.
E pyetur për karakterin e saj, Lili tha se është mjaft e duruar por e vetmja situatë kur shpërthen është trafiku.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0031380653381348