INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Adriatik Alimadhi: Meta nuk e zgjidh krizën, të mbajë vendin si burrë babaxhan[VIDEO]

KafeIN/Adriatik Alimadhi: Meta nuk e zgjidh krizën, të mbajë vendin si burrë babaxhan[VIDEO]

Publikuar më: 12:01 17-07-2019

Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar, sot deputet në kuvendin e Shqipërisë, Adriatik Alimadhi i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri tha se nuk është i kënaqur me mandatin e marrë, por kjo parti duhet të ishte në parlament.
“Nuk e kam pranuar këtë mandat me dëshirën time, në rast tjetër s’do e bëja këtë lëvizje politike. Por Balli Kombëtar e meriton të jetë në kuvend.
Në gjithë këto vite na kanë vjedhur votat, por ka ardhur koha të futemi vetëm në zgjedhje e të masim forcat tona. Nuk na kanë respektuar për bashkëpunimin e dhënë”, tha Alimadhi.
Sipas kreut të PBK, marrëveshjet në politikë nuk zbatohen dhe këtu hyjnë në punë gënjeshtrat.
“Të njëjtët aktorë të orientuar me mendësi komuniste kanë kapur sistemin. Ndryshimet në kodin zgjedhor nuk i duan as PD dhe as PS. Pavarësisht si do sillemi ne, sistemi është i kapur. Edhe presidenti është i kapur dhe nuk besoj se ai do të zgjidhë krizën. Ai do të bënte mirë të sillej si burrë babaxhan ”, u shpreh kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0018529891967773