INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me pushime në jahtin luksoz, Maluma fotografohet me të dashurën

Me pushime në jahtin luksoz, Maluma fotografohet me të dashurën

Publikuar më: 10:25 31-07-2022

Maluma po shijon pushimet së bashku me të dashurën e tij Susana Gomez në Formentera të Spanjës. Këngëtari kolumbian po relaksohet në jahtin luksoz së bashku me partneren, ku dhe është fotografuar nga paparacët.

Dyshja kanë notuar në det dhe më pas kanë shkrepur disa foto të bukura.

28-vjeçari kishte veshur rroba plazhi me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Gomez rroba banje të zeza.

Maluma dhe Susana mundohen ta mbajnë sa më shumë larg vëmendjes lidhjen e tyre. Herën e fundit ata janë fotografuar së bashku në janar të këtij viti, teksa ishin me pushime në Greqi.

677F4E20 D8EA 4B94 903F F8237F7C023C 48D09AB8 1DD6 4559 BC12 F91C5FAE8DE6

Article Logic
Execution time: 0.0019659996032715