INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me një të rënë të lapsit hiqen nga listat e ndihmës ekonomike gati 1 e 3-ta e të varfërve! A thua se u pasuruan?!

Me një të rënë të lapsit hiqen nga listat e ndihmës ekonomike gati 1 e 3-ta e të varfërve! A thua se u pasuruan?!

Publikuar më: 10:01 27-05-2019

Reforma për ndihmën ekonomike po vlerësohet si e dështuar, pasi me mijëra familje të varfëra janë hequr nga listat.

A thua se të varfërit janë pakësuar!?
Sipas të dhënave të INSTAT viti 2018 u mbyll me vetë 54 mijë familje që morrën ndihmë ekonomike, i cili rezulton më i ulëti që prej vitit 1998. Viti rekord ka qënë 1999-ta, pasi ishin plot 149 mijë familje në nevojë, që merrnin ndihmë ekonomike.
Reduktimi i familjeve të varfëra që trajtohen me ndihmë ekonomike ka nisur gradualisht pas vitit 1999. Po ka kulmuar në 2017 dhe 2018, kur u ndryshua skema e ndihmës. Përmes pikëzimit online shumë familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike, për shkaqe jo fort objektive. Nëse ato raportonin në sistemin online se kishin televizor, makinë apo lavatriçe uleshin pikët dhe sistemi i ri i përjashtonte nga lista e ndihmës. Në një kohë që kjo është paradoks se këto elektroshtëpiake mund të ishin të vjetra apo dhe mund t’ua kenë dhuruar. Në dy vitet e fund nuk marrin më ndihmë ekonomike mbi 50 mijë familje.
Veç rënies së numrit të familjeve që trajtoheshin me ndihmë ekonomike me një të tretën, është reduktuar dhe fondi, që në 2018-n ra me 18% në krahasim me 2017-n.
Kjo skemë e re e ndihmës ekonomike është kritikuar pak kohë më parë dhe nga Kontrolli i Lartë të Shtetit. Ky institucion ka raportuar se skema që po përdoret aktualisht nuk është efektive për zbutjen e varfërisë dhe se fondi nuk reflekton nevojat reale. 

Me konkretisht në raport theksohet se ineficienca e sistemit elektronik që lidhet me aplikimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, nuk është vlerësuar në bazë të kushteve koherente të familjeve në nevojë.

Article Logic
Execution time: 0.0041701793670654