INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështoi skema e ndihmës ekonomike? Ka gjasa që po, pasi parashikohen ndërhyrje në legjislacion

Dështoi skema e ndihmës ekonomike? Ka gjasa që po, pasi parashikohen ndërhyrje në legjislacion

Publikuar më: 12:41 20-03-2019

Skema e ndihmës ekonomike që po përdoret vitet e fundit ka përjashtuar edhe pa të drejtë shumë të varfër. Një sistem që nuk është qartësuar asnjëherë ka nxjerrë nga lista vetëm një vit më parë gati gjysmën e të varfërve. Edhe pse nuk është pohuar me zë dështimi i kësaj skeme nga qeveria një masë që është marrë sëfundmi për disa ndryshime ligjore e fakton këtë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale ka gati një draft që parashikon thjeshtimin e procedurave, por dhe forcimin e masave shtrënguese për ata që refuzojnë ofertat e zyrës së punës.
Projektligji është ende në fazën e konsultimit.
Nëse ai do miratohet pritet të sjellë disa përfitime, si thjeshtimin e procedurave të panevojshme për shkak të riorganizimit të skemës, të cilat janë bërë pengesë për mospërfitimin në kohë të ndihmës ekonomike, nxitjen e punësimit dhe përfshirjen e personave në moshë aktive pune përfitues të ndihmës ekonomike në programet aktive të punësimit dhe formimit profesional me qëllim daljen e tyre nga skema dhe punësimin. Po kështu do të bëhet një trajtimi barabartë i të gjitha grupeve të aftësisë së kufizuar.
Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara pritet të hiqet e kufizimi i ndërprejes së ndihmës ekonomike për për shkak të punësimit. Pra atyre nuk do t’ju ndërpritet menjëherë ndihma ekonomike në rast punësimi, por tju shërbejë për tu integruar plotësisht në jetën shoqërore.
Mësohet se formula e unifikuar e pikëzimit të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave në vartësi të nivelit të varfërisë në vend. Edhe procedura e vlerësimit të stadi të aftësisë së kufizuar do të detajohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762