INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shpall në kërkim për vrasjen e Kurtit, reagon nëna: Po na shkatërroni jetën. Nuk kemi bërë asgjë...

U shpall në kërkim për vrasjen e Kurtit, reagon nëna: Po na shkatërroni jetën. Nuk kemi bërë asgjë...

Publikuar më: 12:05 20-03-2019

Dy ditë pas vrasjes se Jurgen Kurtit policia ka shpallur në kërkim Ervis Arapin, djalin e biznesmenit të vrarë në 2017. Familjarët e Agim Arapit akuzonin Jurgenin se ishte përfshirë në këtë krim.

Menjëherë pas lajmit në një prononcim për News24, gruaja e tregtarit të vrarë në vitin 2017 në Durrës thotë se djali i saj nuk ka lidhje me vrasjen dhe nuk ndodhet në Shqipëri.

“Sot u njoftova se policia ka nxjerrë një njoftim. Nuk kemi lidhje fare dhe i bëj thirrje ministrisë së drejtësisë dhe Sandër Lleshit që t’i vijë turp. Djali im nuk ka vrarë asnjeri. Nuk jemi vrasës. Sandër Lleshajt i bëj apel, nuk jam unë vrasësja e Jurgen Kurtit. Atë e vrau zoti. Policia dyshon se vrasja e fundit ka qenë e bashkëshortit tim dhe prandaj shpall në kërkim djalin. Shteti le ta gjejë autorin, por nuk jemi ne. Turp t’i vijë shtetit. Unë komunikoj përditë me djalin tim. Nuk kemi bërë asgjë. Djali ka qenë mbrëmë shumë i sëmurë. Policia e Shtetit po gabon rëndë dhe po na shkatërron jetën”- tha Vjollca Arapi.

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte dalë nga palestra, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga kjo rrugë deri tek shkallët e pallatit, ku më pas kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Kurti është goditur nga 3 plumba të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.

Autorët e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes. Pista kryesore të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654