INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Zbulohet kur do të publikohet projekti i Dafinës, Ledrit dhe Lumi B

Më në fund! Zbulohet kur do të publikohet projekti i Dafinës, Ledrit dhe Lumi B

Publikuar më: 20:33 25-06-2020

Bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B është bërë kryefjala e mediave në këto ditë.

Sot është zbuluar edhe data e publikimit të projektit të shumëpërfolur.

Me anë të një fotoje ku shfaqen të tre artistët, është bërë e ditur se kënga do të publikohet me 1 korrik.

Projekti mban titullin “Aman” dhe do të jetë pjesë e albumit të këngëtares “Dafinë moj”.

Kujtojmë se Dafina ka bashkëpunuar edhe më herët me reperët.

Në korrik 2019 ajo solli këngën “Lule lule” me Lumi B, ndërsa disa vite më parë ka bashkëpunuar edhe me Ledrin, gjatë kohës që ishin në një lidhje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277