INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund mbërriti

Më në fund mbërriti

Publikuar më: 15:18 07-08-2018

Android, sistemi operativ më i përdorur në planet na surprizoi. Google lançoi versionin e ri të tij përpara datës 20 gusht, që ishte parashikuar më parë.

Android Pie do të quhet versioni 9 i sistemit. Ai do të vijë me mjaft risi ku UI do të jetë gjëja e parë që do t'iu bjerë në sy. Multitasking ka ndryshuar komplet dhe performanca është përmirsuar shumë. Sistemi tani është i aftë që të parashikojë se cili do të jetë aplikacioni i rrallës që do të hapni, prandaj do ta hapë në background dhe sapo ju ta klikoni ikonën e tij, ai do të jetë gati për ju.

Instagram Banner

Zhgënjimi nuk mund që të lihet pa u përmendur në këtë update, pasi pritej që të vinte një sistem që të ndihmonte përdoruesit për të shkëputur varësinë, por kjo nuk ndodhi. Sipas Google Android 9.1 mund që të ketë atë veçanti.

Nëse keni një Google Pixel ose një Essential phone thjesht shkarkoni updatin më të ri që tani. Nëse keni një smartphone që është pjesë e Android One atëherë duhet që të prisni deri në fund të vitit për të marrë këtë update. Për të gjithë përdoruesit e Samsung pritja do të jetë e gjatë, deri në fillim të vitit tjetër.

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 50 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062