INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me Kiarën e ka inatin? Kejvina Kthjella është gati që të hyjë sërish në ''Big Brother VIP'' dhe të bëjë një tjetër ''gabim''!

Me Kiarën e ka inatin? Kejvina Kthjella është gati që të hyjë sërish në ''Big Brother VIP'' dhe të bëjë një tjetër ''gabim''!

Publikuar më: 15:29 08-03-2023

Pas përjashtimit nga "Big Brother VIP" për shkak të shuplakës që i dha Luiz Ejllit, Kejvina Kthella qëndroi larg rrjeteve sociale dhe mediave për një kohë relativisht të gjatë, për t'u rikthyer më pas më aktive se kurrë në Instagram, fillimisht për të sqaruar gjithcka që ndodhi, si edhe për të mbështetur publikisht pikërisht këngëtarin.

Megjithatë së fundmi Kejvina duket se i është bashkuar grupit të "fansave" të Ejllit që po kritikojnë disa aspekte të lidhjes së tij me Kiara Titon, madje edhe vetë moderatoren për sjelljet dhe zgjedhjet që ka bërë. Pas deklaratave të djeshme që bënë xhiron e rrjetit, ajo ka postuar sërish në InstaStory, këtë herë pak më e ashpër.

Kështu, modelja i kërkon Zotit që "t'i japë durim" për atë që po sheh dhe më pas thotë se është gati që të rikthehet në shtëpi me mënyrat e saj vetëm që të përsërisë "gabimin" që bëri, pra shuplakën dhe mendohet se e ka sërish për Titon duke qenë se në videon bashkangjitur shfaqet vetë moderatorja.

Le të themi që Kejvina mund të klasifikohet ndër fansat më të zjarrta të Luizit në këtë moment.

-640-0-kejvina1-839.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0075418949127197