INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë e ka? Romeo Veshaj jep mesazhin ‘thumbues’ dhe mbron hapur Donaldin: I vetmi...

Me kë e ka? Romeo Veshaj jep mesazhin ‘thumbues’ dhe mbron hapur Donaldin: I vetmi...

Publikuar më: 13:34 20-12-2021

Aktori Donald Veshaj është shndërruar në një ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP’. Mirëpo ndaj tij nuk mungojnë as sulmet si brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Ditët e fundit Donaldi ka qenë në një situatë të sikletshme dhe natyrisht ai që i gjendet gjithmonë në krah është vëllai i tij binjak Romeo.

Nisur nga ato që po ndodhin, Romeo ka vendosur të postojë një foto që duket sikur është kunjë për disa nga personat që i janë kundërvënë vëllait të tij.

”I vetmi shpend që e merr guximin t’i bjerë në qafë shqiponjës është sorra. i ulet në kurriz dhe fillon t’i çukisë qafën. megjithatë, shqiponja nuk i përgjigjet. as nuk lufton me të, as nuk merret me të fare. thjesht hap krahët dhe fillon të fluturojë lartë. sa më lartë ngjitet aq më shumë i vështirësohet frymëmarrja sorrës për shkak të mungesës së oksigjenit”, shkruhet në postim.

Reagimet vijnë pas së premtes, ku Donaldi pati sërish debate me Arjolën dhe Ilirin.

-640-0-61c03da1b55d1.png

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705