INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me foton para pasqyrës, Dojna Mema tregon linjat pas lindjes dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Me foton para pasqyrës, Dojna Mema tregon linjat pas lindjes dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Publikuar më: 20:30 06-09-2022

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema u bë nënë për herë të parë rreth 3 javë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Nolan Sol.

Që nga ai moment, Dojna është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht çaste të ndryshme me të birin.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto para pasqyrës, përmes së cilës ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për nënat e reja.

“Jam krenare për trupin tim që për nëntë muaj ishte shtëpia e një qenieje tjetër she i dha jetë dashurisë time më të madhe. Kështu që barkun e maskuar në dy masa më të mëdha dhe shenjën e operimit që i dashuroj në çdo milimetër të tyrin. Faleminderit zot”, ka shkruar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004