INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me bashkëshortin dhe me foshnjën në krah! Rona Nishliu publikon foton e parë pas lindjes me një dedikim emocionues [FOTO]

Me bashkëshortin dhe me foshnjën në krah! Rona Nishliu publikon foton e parë pas lindjes me një dedikim emocionues [FOTO]

Publikuar më: 10:23 25-07-2019

Rona Nishliu është një nga këngëtaret që ka mbetur ikonë në estradën shqiptare. Përfaqësimi i saj dinjitoz në “Eurovision” mbetet ende një nga më të vlerësuarat në historinë e kombit tonë.

Para disa muajsh, këngëtarja lidhi kurorën e martesës së bashku me bashkëshortin e saj prej 5 vitesh.

Në datën 19 të këtij muaji, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë, Noa.

Edhe pse kanë kaluar pak ditë nga lindja, Rona ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm të bëjë publik lajmin e bukur.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krahas bashkëshortit dhe vajzës së saj, e cila i dedikon vogëlushes edhe një shkrim emocionues.

“Ndjenja më përmbushëse dhe me kuptimplotë deri më sot. Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”- ka shkruar këngëtarja.

rona1.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098