INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më akuzuan se jam lezbike''/ Konkurrentja 20-vjeçare e ''Për’puthen'' flet TROÇ: Ja pse e putha Mikelën në buzë

''Më akuzuan se jam lezbike''/ Konkurrentja 20-vjeçare e ''Për’puthen'' flet TROÇ: Ja pse e putha Mikelën në buzë

Publikuar më: 17:30 23-01-2022

Xhevana Ndoj është ish-konkurrentja 20-vjeçare e “Për’puthen”, e cila është përfolur për debatet e krijuara dhe polemikat në emision. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar për herë të parë pas largimit të saj nga programi në "RTV ORA”.

Një nga skenat më të komentuara të ish-konkurrentes ishte puthja në buzë bashkë me Mikelën.

E pyetur lidhur me këtë situatë Xhevana u shpreh se puthjet u keqinterpetuan dhe ishte thjesht një lojë midis banorëve.

“U etiketua dhe më akuzuan sikur Ana s’kishte ardhur për çunat por për gocat. Më akuzuan si lesbike, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë. Puthja në skenë është bërë nga Mikela. Puthja që ka ndodh jashtë, ka qenë një puthje për lojë. Kishim pushim, po rrinim aty dhe donim të bënim një lojë. Aty më pyetën se kë do doje të puthje nga çunat dhe unë i thash që nuk dua të puth asnjërin, më mirë puth njerën nga gocat. Putha Mikelën, u keqinterpretua, na akuzuan.”- ka sqaruar ajo.

Më pas, Xhevana ka ripërmendur akuzën që i bëri Endrit duke u justifikuar se fjalën “gay” nuk e kishte me kontekstin negative dhe nuk kishte për qëllim ta ofendonte.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773