INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllja e llotove jehonë në mediat e huaja: Për të varurit nga kumari është dramë, për familjarët është...

Mbyllja e llotove jehonë në mediat e huaja: Për të varurit nga kumari është dramë, për familjarët është...

Publikuar më: 14:20 02-01-2019

Mbyllja e llotove për të varurit nga kumari është dramë ndërsa për familjet e tyre çlirim.

Që nga 1 janari, të vendosësh bast, - online apo offline – është e ndaluar në Shqipëri, një nga vendet më të varfra në Evropë, shkruan Le Figaro në numrin e saj të parë për vitin 2019, duke pasur në fokus vendimin e fundit në Shqipëri, dhe duke e shoqëruar këtë me një foto të fotografit Gent Shkullaku nga heqja e tabelave të llotove në Tiranë.

Le Figaro, i jep zë edhe aktivitetit të limituar të kazinove në hotele apo site turistike.

“Duhet thënë se ishte një akt urgjent, jo më pak se 4300 pika basti me 8000 njerëz të punësuar në vendin me 2.9 milionë rezidentë – një zyrë lloto për 672 banorë dhe në çdo qoshe qyteti – të identifikuara në territor” shkruan gazeta.

“Është një mesazh i qartë për krimin e organizuar që pastron të ardhurat nëpërmjet këtij aktiviteti”, tha kryeministri Edi Rama në tetor, citon Le Figaro, duke përmendur se kryeministri i Shqipërisë i ka deklaruar luftë trafikut të drogës.

Sipas gazetës, Shqipëria shpenzon rreth 140-150 milionë euro në vit nëpër baste.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889