INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

2018 viti i protestave! Aktivistët parashikojnë në 2019 rithemelim të Republikës[VIDEO]

Publikuar më: 14:46 02-01-2019

Viti 2018 mund të quhet si viti i shqiptarëve të pakënaqur me politikat social-ekonomike dhe viti i protestave masive civile. Kujtojmë këtu që me dhjetra protesta maratonë janë mbajtur këtë vit. Që në nisje të vitit minatorët dhe naftëtarët u ngritën në protestë. Ata kërkuan stausin dhe pagat e prapambetura, por deri më sot nuk ja dolën të marrin gjë.

Një nga protestat më të mëdha ku pati dhe përplasje ishte ajo e taksës për Rrugën e Kombit. Banorët e Kukësit ja dolën që tarifa për ta të reduktohej. Ndërsa artistët kundërshtuan për muaj me radhë që Teatri Kombëtar të mos prishet. E viti u mbyll me protestën e banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së madhe dhe nga ajo tre javore e studentëve. Nga kërkesat e studentëve vetëm pak prej e tyre u plotësuan nga qeveria. Një nga përfaqësuesit më aktiv të shoqërisë civile, Besjan Pesha ndan këtë opinion për IN News. “Qytetarët shqiptarë po kuptojnë se janë të papërfaqësuar. Pushtetet nuk ju takojnë qytetarëve, janë përqëndruar në pak duar. Protestat janë piskamë e qytetarëve shqiptarë, që duan të dëgjohen,” tha për IN News Pesha.
Po aktivisti Pesha jep dhe një parashikim për këtë vit i cili thotë ai mund të jetë dhe një kthesë për politikën në vendin tonë.
“Viti i ri do sjellë oferta të reja, që ne të rithemelojmë Republikën e Shqipërisë. Një grup qytetarësh janë duke u organizuar,” përfundon aktivisti Pesha.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049