INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lekët shkojnë për spitale! Fieri dhe Vlora në krye të listës për shpenzimet [FOTO]

Lekët shkojnë për spitale! Fieri dhe Vlora në krye të listës për shpenzimet [FOTO]

Publikuar më: 15:01 02-01-2019

Shqiptarët shpenzojnë shumë para nga buxheti i tyre për shëndetësinë. Nga të dhënat e fundit të publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve tregojnë se një familje shqiptare mund të harxhojë deri në 5% të buxhetit të tyre për shëndetësinë. Ndërkohë në këtë anketë janë bërë publike të dhënat për çdo qark se sa para nga buxhetit shkon për shëndetësinë. Në krye të listës janë familjet fierake dhe vlonjate, të cilat kanë shpenzimet më të larta për sa i përket shëndetit në raport me totalin e shpenzimeve që ato kryejnë. Sipas të dhënave qarku i Fierit mbante rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për shëndetin, me 5.1% të totalit të shpenzimeve. Ndërkohë shifra e lartë e shpenzimeve lidhet dhe me ndotjen në mjedis, pasi qarku i Fierit është i klasifikuar si një vend me nivel të lartë të ndotjes për shkak të hidrokarbureve sipas autoriteteve.

Më pas renditej Vlora, ku shpenzimet për shëndetin i peshuan familjeve vlonjate rreth 4.9% të totalit të shpenzimeve.
Shpenzimet më të larta se mesatarja janë raportuar edhe në Berat, me 4.6% dhe në Gjirokastër me 4.5%. Qarku i Gjirokastrës prej vitesh po vuan fenomenin e plakjes së popullsisë, gjë e cila shoqërohet edhe me shpenzime të shtuara për shëndetin.
Në veri janë dy qarqet që kanë shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë. Bëhet fjalë për qarkun e Kukësit dhe të Dibrës, ku i fundit me nivelin më të ulët në vend për shpenzimet në shëndetësi.
Ndërkohë në rang vendi shpenzimet për shëndetësinë janë 3.96%, shifër kjo më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.

shpenzimet_per_shendetesine.png

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205