INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E rëndë! 16 vjeçarja humb jetën në një spital, mjeku tenton të vetëvritet [VIDEO]

Publikuar më: 10:16 16-05-2017

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një spital në Tiranë, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën në sallën e operacionit. Blerta Pepa ishte e shtruar në një spital privat. Mësohet se operacioni kategorizohet tek ata të lehtët, pasi e mitura po operohej nga ligamentet në gju, por gjithçka është komplikuar gjatë ndërhyrjes.
Ngjarja ka tronditur fort dhe mjekun anastezist 53 vjeç, i cili më pas ka tentuar të kryeje vetëvrasje duke injektuar në trup lëndë anastezie dhe ka pësuar arrest kardiak.
Kolegët e tij ndërhynë në kohë dhe ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore të vajzës.

Detaje të tjera zbulojin përmes kronikës së IN News...

Article Logic
Execution time: 0.008044958114624