INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet drogë pa zot në Gjirin e Lalëzit

Gjendet drogë pa zot në Gjirin e Lalëzit

Publikuar më: 10:05 16-05-2017

Një sasi e madhe lëndë narkotike lloji Cannabis Sativa është gjetur nga roja bregdetare e Durrësit dhe Policia Kufitare në zonën e Gjirit të Lalëzit. Pakot me drogë ishin pranë detit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë kryer veprimet procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 113 kg e futur në 22 pako.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156