Kylian Mbappe dhe njëherë tregon se ai është lojtari i momentit dhe kësaj radhe me statistika zyrtare nga CIES Football Observatory, e cila e rendit atë si lojtarin më të çmuar në treg me një vlerë prej 216.5 milionë euro.
Mbappé është pozicionuar edhe përpara bashkëlojtarit të tij, Neymar, i cili gjendet i treti, me një vlerë prej 197 milionë euro. Në vendin e dytë është Harry Kane, i cili vlerësohet 197.3 milionë euro.
Nuk gjendet në “top-10” emri i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ndërsa Leo Messi është çuditërisht i gjashtë, me një vlerë prej 170.6 milionë euro.
Nga mesi i lojtarëve të Seria A vlen të shikohet edhe pozicioni i Hysaj. Ai është i shtati në renditjen e mbrojtësve të krahut më të vlefshëm: me mbi 50 milionë euro.