INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani çadrën me vete, gjysma e majit do të jetë shi! Temperaturat e larta dhe ditët me diell do të vijnë pas datës...

Mbani çadrën me vete, gjysma e majit do të jetë shi! Temperaturat e larta dhe ditët me diell do të vijnë pas datës...

Publikuar më: 18:49 04-05-2019

Muaji maj është ndarë në dy pjesë përsa i përket parashikimit meteorologjik.

Pjesa e parë do të jetë e freskët dhe me reshje.

Meteorologët tregojnë se nga sot deri në orët e para të së dielës do kemi reshje kryesisht në veri dhe vend-perëndim që do të arrijnë deri në 40 milimetër.

Java që vjen do të jetë e freskët. Nga e marta në të enjte do të ketë një pauzë të reshjeve.

Ndërkohë nga fillimi i javës, përkatësisht dita e hënë, e martë, e mërkurë, do të ketë rënie të temperaturave deri në 21 gradë.

Për ata që presin diellin, kjo të jetë e mundur gjatë 15 ditëshit të dytë dhe temperaturat do të ngjiten deri në 30 gradë, thonë meteorologët.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609