INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mayweather premton “gjak, djersë dhe lot”, në përballjen me të riun japonez! Ja sporti i rradhës që do të provojë boksieri amerikan[VIDEO]

Mayweather premton “gjak, djersë dhe lot”, në përballjen me të riun japonez! Ja sporti i rradhës që do të provojë boksieri amerikan[VIDEO]

Publikuar më: 18:39 05-11-2018

Mayweather është tashmë një legjendë përsa i përket sportit të boksit. Rekordi i tij unik prej 50-0, me fitoren e fundit ndaj irlandezit McGregor bëri që ai të jepte dorëheqjen për një periudhë kohore të pacaktuar nga ky sport.

 

Ai preferoi që këtë kohë ta kalonte duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme të botës dhe duke bërë shpenzime marramendëse, por tashmë pushimeve i erdhi fundi.

Boksieri amerikan njoftoi se në 31 Dhjetor, ai do të përballet me 20 vjeçarin kinez Tenshin Nasukawa, i cili është një kampion i Lindjes së Largët në sportin e Kick-Box.

Mayweather në një konferencë për shtyp foli gjatë rreth detajeve. Ai tha se një marrëveshje rreth peshës do të arrihet, por më e rëndësishmja është se në arenë do të jenë dy luftëtarë. Ai gjithashtu foli për një marrëveshje edhe rreth ndeshjes midis dy sporteve të ndryshme, me një rregullore të re.

“Duam të dalim në ring, të derdhim gjak, djersë dhe lot. Përsa i përket moshës, rinia është në anën e tij, por unë kam eksperiencën.” Mayweather mesa duket planifikon të nisë tashmë një tur ndeshjesh pas pushimeve, ku edhe shumë emra të tjerë të mëdhenj po presin përballjen me të. 

mayweather_1.jpg

mayweather_2.jpg

mayweather_3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268