INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mashtrues”, pas deklaratës së fortë Flavio Qarri dhe Ermal Mamaqi përplasen me njëri-tjetrin: Ule tonin...

“Mashtrues”, pas deklaratës së fortë Flavio Qarri dhe Ermal Mamaqi përplasen me njëri-tjetrin: Ule tonin...

Publikuar më: 15:27 11-11-2022

Gazetari i njohur, Flavio Qarri ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Natën me Aulonën”. Ai është ndalur tek aktori i njohur Ermal Mamaqi e sidomos tek libri i tij.

Sipas tij, Ermali është ‘mashtrues’ dhe shet sukses pa patur sukses.

“Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe cfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Por së fundmi, Flavio dhe Ermali janë ballafaquar në një program.

“Problemi im qe kam me ty dhe me të gjithë rracën e njerëzve si ty, është që se pse unë nuk duhet të shkruaj libër…”, tha Ermali.

“O Ermal po e agreson pak tonin. Më mirë jo, më dëgjo mua.”, tha Flavio.

“Ti më the mashtrues…”, vijoi Ermali.

“Kam marr mundimin, kam dalë ditën e ditëlindjes time me këmbë të ndrydhur për t’i qëndruar opionionit tim.Shihe edhe një herë me vëmendje intervistën dhe besoj se do jesh e ti dakord me mua. Kështu që edhe me tonin pak më ëmbël” përfundoi Flavio.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502