INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Masat “e frikshme” të sigurisë / Autokolona me mjete shoqëruese për makinën blind [VIDEO]

Publikuar më: 20:08 10-02-2017

Transfertat e valutës nga një pikë në destinacionin e rradhës, shpeshherë janë në shënjestër për grupe kriminale me eksperiencë në fushën e grabitjeve me armë.  Në shumë vende të botës, grabitja e valutës është një “film aksion” i parë shpesh. Ndaj prej vitesh kjo levizje behet jo vetem nen masa te forta sigurie, por edhe ne menyre te zgjuar.

Kjo eshte një video, ku tregohen masat e sigurisë që merren në një vend europian gjatë transferimit të një shumë valutore. Pamjet tregojnë qartë autokolonën shoqëruese të makinave që leviz se bashku me automjetet e blinduara, per te  siguruar maksimalisht parate. Gjithashtu personeli është i kualifikuar në përballjen e situatave të grabitjeve.  Makinat e blinduara që kushtojnë nga 150 mijë  Euro deri ne 500 mijë Euro,  jane të shoqëruara me 4 motora dhe 4 makina per te rritur sigurine. Por nuk mungojnë dhe gps në çdo thes me para. Madje teknikat kane perparuar. Ne thaset e parave vendoset nje aparature qe leshon boje, duke I bere parate te pavlefshme sapo dikush perpiqet ti grabise. Nëse do e shikonim më syrin e krahasimit, kushtet në Shqipëri do të quheshin katastrofike.

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891