INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E pabesueshme / Eskorta që siguron miliona dollar paguhet vetëm 3 mijë lekë [VIDEO]

Publikuar më: 17:02 10-02-2017

Siguria e transpotit të miliona eurove të bankave të nivelit të dytë drejt Rinasit kushton vetëm 3 deri në 4 mijë lek të reja. Kjo shifër tregon dhë rëndësinë që i kushtojnë bankat sigurisë së transportit të parave të tyre, duke përzgjedhur kompani të policisë privatë vetëm me kriterin: cila kushton më pak. Në një intervistë për IN Tv Begator Mane, administrator i një kompanie të policisë private thotë se shërbimi i tyre në fakt përcaktohet nga vetë bankat. 

Begator Mane:
“Bankat janë të interesuara të japin çmim sa më të ulët për transportin e vlerave monetare, këto janë çmime skandaloze”.
Masa e sigurisë vendoset në bazë të vlerës monetare që lëvizet thotë Mane. Por kjo nuk respektohet shpësh herë nga bankat e nivelit të dytë vetëm për të ulur koston e transportit.
Begator Mane:
“Bankat duhet të jenë më bashkëpunuese, jo hajde e transportojmë vlera në Rinas e më pas del që vlera ka qënë shumë herë më e madhe”.
Por pse bankat shpesh zgjedhin të transportojnë vlera monetare më një siguri më të dobët, Begator Mane ka këtë përgjigje.
Begator Mane:
“Bankat bëjnë sigurimet e parave në kompanive, lëvizjen në CASH e bëjnë ato gjë që në fakt duhet të jetë e kundërta.
Banka e Shqipërisë lajmëroi se një ditë më parë në aksin drejt Rinasit janë grabitur 3 milion euro, por Mane është i bindur se kompanitë e policisë private kanë zbatuar në përpikmëri të gjitha kushtet që i ka kërkuar banka. Grabitjet e viteve të fundit Mane i sheh dhe si sofistikim të grupeve kriminale.
Begator Mane:
“Grupet kriminale janë sofistikuar, kanë marrë eksperiencë dhe jashtë vendit, dhe ne duhet të rrisim sigurinë që të përballemi me ata”.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771