INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daçiç: Serbia do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Daçiç: Serbia do të luftojë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Publikuar më: 15:21 10-02-2017

Serbia deklarohet kundër krijimit të forcave të Armatosura të Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se”Kosova nuk ka të drejtë të krijojë ushtri, dhe se e vetmja forcë e armatosur që do të egzistojë aty është KFOR. Sipas Daçiç, ky shihet si një faktor shtesë për destabilitetin mes vendeve. Pas deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se urgjentisht duhet të merret vendimi për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri serb u kundërpërgjigj duke u shprehur se ky vendim nuk mund të merret pa votën e Listës Srpska.
“Ata, sipas rezolutës në fuqi 1244 , nuk kanë të drejtë në formimin e ndonjë force të armatosur. Ky vendim do të ishte ilegal. E vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë, janë forcat e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht KFOR –i”, ka thënë Daçiç. Ai deklaroi se Serbia nuk e sheh me sy të mirë, këtë propozim.
“Ky do të ishte faktor shtesë i jo stabilitetit. Do të luftojmë me të gjitha mjetet politike që kjo të mos ndodhë. Nëse deputetët e Listës Srpska votojnë në përputhje me interesat e popullit serb në Kosovë, atëherë ajo nuk do ta përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës”, thotë Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0030019283294678