INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakër në një burg në Brazil, 57 të vrarë. Oficerët: Iu prenë kokat... [VIDEO]

Masakër në një burg në Brazil, 57 të vrarë. Oficerët: Iu prenë kokat... [VIDEO]

Publikuar më: 16:43 30-07-2019

Të paktën 57 persona mbetën të vrarë si pasojë e një përplasjeje mes dy bandave rivale në një burg të Brazilit.

Sherri masiv në burgun e sigurisë së lartë në Altamira, zgjati rreth 5 orë. Zyrtarët e burgut njoftuan se skenat ishin të tmerrshme.

Dhjetëra të dënuarve u ishin prerë kokat, ndërsa të tjerë ishin djegur si pasojë e zjarrit.Mediat vendase drejtojnë gishtin te siguria e ulët dhe mbipopullimi i institucioneve.

Burgu i Altamirës ka një kapacitet prej 200 të dënuarish, por aktualisht aty qëndrojnë 311 të tillë.

Masakrat në burgjet braziliane nuk janë një fenomen i rrallë.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113