INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vritet nga hajdutët brazilianë i riu nga Shqipëria[EMRI]

Vritet nga hajdutët brazilianë i riu nga Shqipëria[EMRI]

Publikuar më: 14:09 20-02-2019

Një ngjarje tronditëse me një shqiptar në Fortaleza të Brazilit. Alban Gropcaj, 29 vjeç është vrarë nga disa persona që i kërcënuan me armë duke u kërkuar para. Mësohet se Albani ka qenë bashkë me një italian, teksa kishin shkuar në vendin e largët për punë.

Së bashkë me italian Giudo Bertola, 29 vjeçari po dilte nga një lokal ku grabitësit iu afruan me motor. Sipas Tiranapost ata e kërcënuan dhe i kërkuan para, por shqiptari refuzoi, dhe një nga personat e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa italiani, pronar i një biznesi zdrukthtarie arriti t’u shpëtojë hajdutëve teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por i traumatizuar.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127